Futboll Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ I kalon topin mes këmbëve dhe e plasin në tokë, Bare fiton penallti për Espanyol (VIDEO)

Keidi Bare është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Espanjol dhe po shkëlqen që në edicionin e tij të parë në La Liga. Mesfushori i përfaqësues shqiptare është padyshim motori i mesfushës së skuadrës katalanase, duke sakrifikuar në mbrojtje dhe në sulm, ku ka filluar të bëhet pak nga pak vendimtar me lëvizjet e tij,

Në ndeshjen e sotme ndaj Elçe, Bare ia doli që në fund të pjesës së parë ku skuadra e tij po mundej 2-0, të kthente në lojë ekipin duke fituar penallti. Ai e bëri këtë me një lëvizje spktakolare ndaj Gonzalo Verdu, duke i kaluar topin mes këmbëve për t’u futur në zonë dhe mbrojtësi kundërshtar nuk pa mënyrë tjetër për ta ndalur përveçse duke e plasur në tokë mesfushorin.

Gjyqtari Gil Manzano bëri shenjë nga penalltia dhe pasi rishikoi pamjet në VAR nuk ndryshoi vendim. Raul De Tomas nuk gaboi nga pika e bardhë e kështu Espanjol shkurtoi diferencën pak çaste para pushimit të sfidës.

VIDEO

Related posts

Sassuolo-Napoli, “Axurrët” luajnë për të rimarrë kreun

Sadik.Autor

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Shkurtaj vendos pjesën e parë, bluzinjtë e mbyllin në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Besnikëri e përjetshme apo lamtumirë, mesazhi i Benzema bën Napolin të ëndërrojë

Sadik.Autor

Leave a Comment