Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Egnatia-Dinamo. Rezultati 1-1

Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia”, sfida Egnatia-Dinamo, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim të “dënuara” për të fituar duke parë se janë në zonën e ftohtë të tabelës.

 

LIVE | EGNATIA 1-1 DINAMO

Ademi 57′ / Ibraimi 7′

KOMENTI LIVE –

Mbyllet sfida

90+6′ Pedro Augusto rrezikshëm teksa me një goditje jashtë zone, Simoni grushton duke e dërguar topin në këndore.

90′ Arbitri i katërt, Blerim Ziri ka akorduar 10 minuta shtesë!

85′ Zëvendësim te skuadra rrogozhinase, largohet Artur Magani në vendin e tij Ndriçim Shtubina.

80′ Egnatia kryen lëvizjen e radhës, largohet Skerdilajd Levendi për t’i bërë vend Pedro Augustos.

72′ Dinamo kryen një tjetër lëvizje ku largohet nga fusha e blertë, Aleksandar Sofranak dhe në vendin e tij Stefen Çinedu.

68′ Zëvendësim i detyruar edhe për Egnatian ku Ilirid Ademi ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk mund të vijojë dot më lojën, autori i golit të barazimit i lë vendin Bledar Lilës.

57′ GOOOL EGNATIA 1-1! Skuadra rrogozhinase barazon gjithçka, ku Ilirid Ademi përfiton nga një gabim i Ali Samakes, ish-lojtari i Laçit realizon golin e baraspeshës.

56′ Zëvendësim i detytuar për Dinamon teksa largohet i dëmtuar Maliqi dhe në vendin e tij Redon Mihana.

55′ Edis Maliqi largohet me barelë pas një kontrasti që kishte me kundërshtarin e tij,  ndeshja vijon me 10 kundër 10.

46′ Nis pjesa e dytë! Topi i parë i fraksionit të dytë shkelmohet nga skuadra e Egnatias!

Ora 15:00: (Vendoset gjithçka! Ndeshja do të rifillojë dhe skuadrat zbresin në fushën e blertë)

Ora 14:57: (Skuadrat vijojnë ende në dhomat e zhveshjes, teksa janë në pritje të vendimit për ndeshjen ku vazhdojnë konsultimet)

Ora 14:50: (Paralajmërohen tifozët e Egnatias pas sjelljes së tifozëve ndaj kryesorit Jorgjit, ku u godit me sende. Rrezikohet rifillimi i ndeshjes.)

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Blerim Ziri akordon 3 minuta shtesë!

35′ Ndizet sfida! Plasin protestat nga rrogozhinasit, Ali Samake prek topin me dorë dhe kjo ka mjaftuar që lojtarët të pretendojnë për penallti. Kryesori Enea Jorgji vijon lojën.

29′ Minuta të qeta teksa skuadrat po qarkullojnë topin në mesin e fushës.

23′ Skuadrat po mundohen që të gjeejnë hapësira, ku loja e tyre është e inkuadruar në mesfushë.

14′ Dy raste të rrezikshme për Egnatian ndonëse edhe me 10 lojtarë, teksa nuk kanë arritur të përfitojnë për të realizuar golin e baraspeshës.

7′ GOOOL DINAMO 0-1! Zhbllokohet sfida, Agim Ibraimi dhuron një “perlë” me goditje dënimi ku topi ka përfunduar në trekëndësh.

1′ 40 sekonda dhe Egnatia ndëshkohet me karton të kuq. Gëzim Krasniqi lë skuadrën me 10 vetë pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Patrik Bardhit.

1′ Starton sfida! Dinamo shkelmon topin e parë të sfidës.

Related posts

PO LUAN DOBËT/ Balotelli i skandalizoi drejtuesit e Nice, peshonte 100 kg

Isa.Autor

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Juventus ruan hapin e Milanit dhe Interit, Ronaldo e nis vitin me 2 gola dhe asist

Delo.autor

“KUQEZINJTË” PLANIFIKOJNË TË ARDHMEN/ Milan “piketon” mbrojtësin e talentuar…

Delo.autor

Leave a Comment