Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Një tjetër goditje në merkato, ylli afrikan zbarkon në Barcelonë

Pierr-Emerik Aubamejang është afrimi më i fundit i Barcelonës këtë merkato janari. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi nga Gaboni ka zbarkuar në Katalunjë, ku pritet të firmosë së shpejti.

Nëse çdo gjë ecën ashtu siç e kanë parashikuar mediat spanjolle, Aubamejang do të firmosë shumë shpejtë me klubin dhe do zyrtarizimi do të vijë në orët e ardhshme.

Pas marrëdhënieve që u krisën midis sulmuesit dhe Mikel Arteta, Aubamejang doli menjëherë në shitje nga klubi. Barcelona dhe Juventusi ishin ekipet që kërkonin shërbimet e 32-vjeçarit, por duket se Çavi është ai që do të dalë më i lumturi.

Aubamejang bëhet kështu afrimi i tretë i Barcelonës në këtë merkato janari, pas atij të Ferran Torres dhe Adama Traore.

Related posts

Barcelona shënon golin e dytë, MESSI dhuron spektakël duke tribluar 5 lojtarë (VIDEO)

Isa.Autor

“E PRISTE PREJ 20 VITESH”/ Momenti magjik i Jorginho-s, menaxheri fikson çmimin dhe pret një ofertë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Neymar goditet me shishe nga tifozët e Marseille

Isa.Autor

Leave a Comment