Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Vllaznia. Rezultati 0-1

Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, sfida Kastrioti-Vllaznia, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Skuadra krutane kërkon suksesin për të qenë ende në garë në luftën për mbijetesë, ndërsa shkodranët e drejtuar nga Brdariç kërkojnë kthesën ku fitorja i mungon prej katër ndeshjesh.

 

HT | KASTRIOTI 0-1 VLLAZNIA

Latifi 76′

KOMENTI LIVE –

Mbyllet sfida! 

90+3′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Latifi, vendin e tij e merr Fangaj.

90+1′ Vllaznia e mbyll me 10 lojtarë, Mevlan Adili, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, mbrojtësi nuk përmbahet pas ndëshkimit për vonesa të lojës.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

90′ Zëvendësim te Kastrioti largohet Greca, në fushë Santiago Selmani.

89′ Portieri Sali bën një tjetër reagim spektakolar duke i mohuar golin sulmuesi Aralica.

89′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga loja Mustedanagiç, vendin e tij e merr Panos, që bën kështu debutimin me shkodranët.

88′ Jonuzi lëshon një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij, ndalet drejt e në duart e portierit Sali.

80′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet mesfushori Okebugu, në vendin e tij sulmuesi Zogaj.

78′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë. Shumë e tensionuar sfida në këto momente.

76′ GOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Latifi shënon nga pika e bardhë e penalltisë! Në festë shkodranët. Pavarësisht se portieri Sali arriti të kuptonte krahun, gjuajtja e yllit të Vllaznisë ishte perfekte, duke u ndalur në trekëndësh. 

74′ Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Beqiri, akorodon penallti për Vllazninë, protestojnë ashpër futbollistët e Kastriotit që nuk janë dakord me vendimin. Ndëshkohet edhe Prodani me karton të verdhë.

72′ Gjyqtari Beqiri do të shkojë të konsultohet me VAR-in, Karakaçi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

71′ Rast flagrant në portën e Kastriotit, futbollistët e Vllaznisë dhe stafi shkodran kërkojnë penallti. Ka tension në fushë. Protagonist Mevlan Adili.

70′ Zëvendësim tjetër te Vllaznia, largohet Gjurgjeviç, vendin e tij e merr Ante Aralica.

64′ Kastrioti kryen dy zëvendësime, largohen Basha dhe Ajazi, në lojë Hasani dhe Kaina.

59′ Dominim i frikshëm i Vllaznisë në këto minuta. Shkodranët kërkojnë me ngulm golin e avantazhit. Kruja provon me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por topi grushtohet mjaft mirë nga Sali, që e dërgon rrezikun në këndore.

54′ Mevlan Adili është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Ajazit.

53′ Pasiguri në mbrojtjen e Kastriotit, por nuk përfitojnë siç duhet shkodranët. Krymi provon të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Vllaznia e nis rrezikshëm pjesën e dytë! Liridon Latifi provon me një goditje në hyrje të zonës, por reagon mjaft bukur Sali që i thotë “jo” golit.

46′ Starton pjesa e dytë me 2 zëvendësime! Te Vllaznia largohet Heriç në vendin e tij Kruja, ndërsa te Kastrioti largohet Rami për Kodrën.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Erjon Bastari akordon 1 minutë shtesë!

40′ Plasin protestat në fushën e blertë teksa Kastrioti pretendon për një prekje të Mevlan Adilit me dorë, por kryesori Beqiraj vazhdon lojën.

30′ Ndizet sfida! Skuadrat po mundohen që të gjejnë hapësira për shënim, por nuk mungon as tensioni me lojtarëve me njëri-tjetrin për faullet e shkaktuara.

14′ Bulatoviç ndërhyn ashpër ndaj sulmuesit të krutanëve, Spartak Ajazit, por ky i fundit ngrihet në këmbë duke vazhduar lojën.

13′ Hakaj kroson në zonë për Gjurgjeviç, por Husein tregohet i saktë dhe topi përfundon në duart e portierit Sali.

7′ Kastrioti rrezikshëm teksa Bedri Greca përfiton nga një vendosje jo e mirë e mbrojtjes shkodrane në një kundërsulm, por nuk mundi dot ta shfrytëzonte teksa topi ka përfunduar në këndore.

5′ Indrit Prodani mbetet i dëmtuar pas një dyluftimi në ajër, por asgjë seriore për lojtarin e Kastriotit ku ngrihet në këmbë dhe vijon lojën.

1′ Starton sfida!

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mjekimet e klubit i dëmtuan veshkat, ish-futbollisti dëmshpërblehet me 4 milionë euro

Delo.autor

Trajneri Unai Emery kërkon ribashkimin me ish-lojtarin e tij tek Arsenal

Sadik.Autor

“MOS JE ÇMENDUR GJË?” Mesazhi i gruas së Gerd Muller për bomberin Lewandowski

Delo.autor

Leave a Comment