Sport Të tjera

KAMPIONATI EUROPIAN NË PESHËNGRITJE/ Briken Calja nuk zhgënjen, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje

Briken Calja nuk zhgënjen kurrë, nuk zhgënjen as këtë herë duke mbyllur europianin e peshëngritjes me dy medalje, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje.

Me 336 kg në total peshëngritësi kuqezi u rëndit në vendin e tretë në Europian. Nuk shkoi gjithçka sipas parashikimeve të paktën në stilin e shkëputjes ku me 152 kg u rendit në vendin e katërt dhe 10 gramë më shumë se rivali në peshë trupore e nxori nga podiumi.

Në shtytje, Calja dështoi në provën e parë me 183 kg ndërsa në provën e dyrë arriti të mbajë lart 184 kg, peshë që i dhuroi në fund medalje argjendi në këtë stil. Calja dorëzon fronin e kampionit të Europës po dy medalje në Rusi janë një sukses i madh për shtangën kuqezi.

Related posts

E PABESUESHME/ Ky shkelm ka bërë xhiron e botës. Tani e duan profesionistët… (VIDEO)

Delo.autor

“E RËNDË, TË HUMBËSH VETËM 5 SEKONDA NGA FUNDI”/ Allegri: U duk sikur e ka shpikur djalli futbollin

Delo.autor

JUVENTUS-FIORENTINA/ Ronaldo bën një “shpërthim” mahnitës në krah, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment