Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Partizani. Rezultati 1-0

Në stadiumin e qytetit të Laçit luhet supersfida Laçi-Partizani, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Skuadra kurbinase vjen në këtë takim e detyruar për të fituar duke parë ndalesën e Kukësit dje, për tu konfirmuar ajo si ekipi anti-Tirana për titull kampion.

“Demat” e Dritan Mehmetit kërkojnë suksesin për të qenë ende në garë për objektivin, Kupat e Europës.

 

LIVE LAÇI-PARTIZANI 1-0

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet sfida

90’+1’ Van Dejv futet në fushë në vendin e Guindo.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Partizani tenton me disa harkime radhazi në zonë, por askush nuk arrin të gjuajë në kuadratin e portës së Dajsinanit.

86’ Pikërisht Mazrekaj largohet nga fusha, me Josën i cili aktivizon Veliajn në vend të tij.

85’ Mazrekaj tenton me një goditje dënimi ballore, pro nuk gjen katërkëndorin e portës së Hoxhës.

82’ A. Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mazrekajt.

80’ Reagon Mehmeti duke larguar nga fusha Skukën dhe Muratajn, për Dragajn dhe Koten.

79’ GOOOL Laçi. Shënon pikërisht Regi Lushkja, në ndeshjen e tij të fundit me kurbinasit. Ujka godet shtyllën por aksioni vazhdon dhe topi harkohet përsëri në zonë, ku Lushkja me një gjuajtje me të jashtmen shënon një gol spektakolar.  

72’ Mazrekaj nis topin drejt Guindos, sfera ka më shumë forcë se duhet dhe ndalet në duart e Hoxhës së vëmendshëm.

70’ Tjetër gjuajtje me kokë e Skukës në zonën e Laçit, por përsëri pa shënjestrën e duhur për të shqetësuar kurbinasit.

68’ Zarubica dhe Qato i lënë vendin Zylfiut dhe Ujkës në radhët e kurbinasve.

67’ Shehu ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Skukës.

67’ Tjetër harkim nga Marku në të djathtë drejt Skukës, ky i fundit gjuan me kokë por gjen Dajsinanin në pozicion.

64’ Lushkja niset në krahun e majtë dhe merr fundoren, pasimi i tij në qendër ndalet me vështirësi në dy kohë nga Hoxha, me Guindon i cili nuk përfiton nga pasiguria e portierit.

61’ Hadroj është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë i sfidës, pas një faulli ndaj Zarubicës.

59’ Skuka provon me një gjuajtje në kuadrat, Dajsinani është i vëmendshëm dhe bllokon sferën.

57’ Partizani ka hyrë shumë më agresiv në fushë në pjesën e dytë, duke sulmuar vazhdimisht, në kërkim të një goli.

51’ Rrezikon përsëri Partizani me një top nga e djathta që gjen Malën në qendër, por mesfushori nuk arrin të gjuajë drejt kuadratit, i ndalur nga mbrojtja vendase.

49’ Marku merr topin në të djathtën e sulmit dhe hynë në zonë, tenton të gjejë vetë portën por sfera devijohet jashtë.

47’ Zarubica merr topin në zonën e vogël të Partizanit por nuk kontrollon si duhet sferën që përfundon ën fundore.

46’ Vetëm 45 minuta zgjat ndeshja e Fernandinjos, në fushë Liço në pjesën e dytë te Partizani në vend të brazilianit.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

40’ Mazrekaj proteston për një ndërhyrje të Muratajt ndaj tij në zonë, aksioni vazhdon dhe Skuka shfaqet në kundërsulm në anën tjetër të fushës, duke provuar të kalojë Dajsinanin. Sulmuesi i Partizanit gabon plotësisht shënjestrën dhe sfera përfundon jashtë.

37’ Guindo futet me shpejtësi në zonë në krahun e majtë të sulmit, por në momentin e pasimit drejt Lushkjes që po afrohej në qendër, rrëshqet dhe nuk pason topin siç duhet, duke humbur një mundësi të mirë.

34’ Qarkullim i gjatë i topit nga Laçi, me kurbiansit që kanë iniciativën, duke mbyllur Partizanin në gjysmëfushën e vet. Megjithatë, të kuqtë mbrojnë me forca të shumta duke mos lejuar hapësira të rrezikshme para Hoxhës.

29’ Mazrekaj harkon rrezikshëm në zonë nga goditja e këndit, Hoxha grushton me vështirësi.

21’ Pas një fillimi të vrullshëm të ndeshjes, duket se ritmi është qetësuar dhe skuadrat kanë më pak hapësira për të rrezikuar.

14’ Klinti Qato lëshon gjuajtjen e parë në kuadratin e Partizanit, duke detyruar Alban Hoxhën të grushtojë topin.

11’ Shehu tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e portës.

6’ Dy mundësi radhazi për Partizanin brenda pak sekondash. E para është me një kthesë të Malës drejt qendrës pas një goditje nga këndi, të cilën Dajsinani nuk arrin ta ndalojë siç duhet. Sfera më pas shkon te Skuka i cili gjuan me shpejtësi, por gjen devijimin e një prej mbrojtësve vendas.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të kurbinasve.

Related posts

DERBI CITY-UNITED/ Shpërthen festa në “Etihad Stadium”, vendasit në avantazh

F.autor

HUMBJA NDAJ BAYERN/ Dridhet stoli i Koeman, drejtuesit e Barcelonës kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm

Delo.autor

Kriza e Milanit rrezikon lojtarët, Manchester dhe PSG duel për lojtarin e”Djallit”

Isa.Autor

Leave a Comment