Futboll Sport

LUKAKU I HAP RRUGËN/ Pengesa e madhe e Armando Brojës tani është zbulimi i Serisë A

Deklarata e javës së fundit të Romelu Lukakut rreth situatës së tij te Çelsi duket se ka bërë të qartë ëndrrën e sulmuesit belg. E ardhmja e tij do të jetë larg bluve londinezë dhe pritet që në verë palët të ndahen përfundimisht, për të mos u takuar më pavarësisht investimit të madh që u bë për të siguruar kartonin e tij nga Interi.

Një lajm i cili padyshim do të gëzojë Armando Brojën, në pritje të shansit për të treguar vlerat e tij me blutë të cilët e dërguan për eksperiencë në radhët e Sauthempton. Por ndërsa belgu do të lërë të lirë një vend në rreshtimin e Çelsit, duket se klubi blu po sheh për një tjetër konkurrent të fortë për lojtarin shqiptar.

Mediat britanike bëjnë të ditur se me vendimin për të larguar Lukakun, në klubin blu kanë nisur menjëherë monitorimin e një lojtari tjetër të ri, por që ka mbyllur një vit të jashtëzakonshëm në Serinë A. Sytë e bluve londinezë janë drejtuar nga Dushan Vlahoviç, i cili pritet të largohet nga Fiorentina në verë dhe të cilin te Çelsi e shohin si një zëvendësues ideal për Lukakun. Kështu, Brojës do t’i duhet që të bëjë një pjesë të dytë të jashtëzakonshme me Sauthempton që të shpresojë jo vetëm që të kthehet te Çelsi, por që të tregojë se meriton më shumë vëmendje e të mos jetë vetëm alternativa për sulmuesin e radhës që do të zërë vendin e Lukakut.

Related posts

BARAZIMI NË DERBIN E ITALISË/ Shikoni si festoi Spalletti me shqiptarët para Juventusit (FOTO)

Delo.autor

Strakosha është super, Shqipëria jo. Norvegjia fiton 1-0

Sadik.Autor

Dëshira e Neymarit për t’u transferuar në Real Madrid ka të bëjë me Messin

Q.Autor

Leave a Comment