Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Lojtarët takuan presidentin me epidemi, shtyhet ndeshja e Premier League

Ndeshja e prapambetur e Premier League midis Manchester City dhe Arsenal është shtyrë për shkak të coronavirus. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga Federata Angleze.

Shkak është bërë takimi që lojtarët e Arsenal kanë patur me presidentin e Olympiacos në Europa League. Presidenti i ekipit grek është i prekur nga coronavirus.

Mjaft lojtarë të “topçinjve” kanë takuar Evangelos Marinakis më 27 shkurt, në ndeshjen e Europa League. Presidenti i ekipit grek ka konfirmuar se është me coronavirus.

Lajmin e shtyrjes e ka konfirmuar edhe klubi i Manchester City në “Twitter”. Vendimi është marrë si masë parandaluese. Drejtuesit e Arsenal u shprehën se mundësia që lojtarët e këtij ekipi të infektohen është shumë e ulët, por ata do të ndjekin procedurat mjekësore.

Related posts

“NUK JUSTIFIKOHEM, DUA FITOREN MBRAPSHT”/ Paralajmërimi i Florian Markut për Chris Kongon

F.autor

Maurico Pochettino flet pas eleminimit: Dy gabime na kushtuan humbjen, por jam krenar me lojtarët

Q.Autor

“AI KA AFTËSI TË SHËNOJË GOLA”/ Guardiola nuk nxjerr nervat: Uroj kapitenin e Liverpoolit për çmimin!

Delo.autor

Leave a Comment