Futboll Sport

RUSI 2018/ Trajneri i Suedisë: Ibrahimovic, je i lutur të më telefonosh…

“Çfarë botërori do të ishte pa mua?!” Zlatan Ibrahimovic e ka thënë disa herë dëshirën e tij për të qenë pjesë e Suedisë në Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Tanimë ka ardhur edhe përgjigja e trajnerit të kombëtares nordike, Janne Andersson, për gazetën “Bild am Sonntag”.

“Kur do ta marrë përfundimisht vendimin e tij është i lutur të më telefonojnë. Në fund të fundit jam unë trajneri i Suedisë dhe e kam unë vendimin final. Për momentin nuk mund të mendoj për hamendësira dhe gjëra që nuk janë konkrete.”

Sigurisht, nuk do të vonojë një tjetër përgjigje “mendjemadhe” e Ibrahimovic…

Related posts

LIVE/ Ronaldo kundër Murinjos, në Manchester premtohet vetëm… spektakël

Isa.Autor

Gjigandët italianë kërkojnë Strakoshën, portieri më i mirë në Europë

Q.Autor

PAS RONALDOS DHE POGBAS/ Po bëhet virale, trajneri i Rusisë bën gjestin qesharak me “Coca Cola-n” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment