Futboll Sport

“MË OFRUAN RIBERY”/ Presidenti Esporte zbulon një prapaskenë: Nuk e dija se luante akoma

Globo Esporte ka zbuluar një prapaskenë të merkatos në lidhje me një telefonatë që ka marrë presidenti i CearàSportingClub, skuadër braziliane, që ka patur për protagonist lojtarin aktual të Salernitana-s, Franck Ribery.

Numri një i klubit brazilian Robinson de Castro ka thënë se ka marrë një telefonatë për të folur për ish-yllin e Baeryn Munich, që duket se i është ofruar në merkato.

“Dje më kanë marrë për të më ofruar Ribery”, ka thënë presidenti i Ceara SC. “Sinqerisht nuk e dija se luante akoma”, ka shtuar.

Kujtojmë se Ribery po luan nga fillimi i sezonit me Salernitana-n edhe pse jo me shumë rezultate pozitive deri tani. Paraqitja e tij e fundit në Serinë A me klubin ka qenë në humbjen 5-0 të pësuar kundër Inter-it, ku francezi ka qenë gjithsesi një nga më të mirët e skuadrës së tij.

Related posts

KUPA E FRANCËS/ I jashtëzakonshëm, sulmuesi Mbappe sprint nga thuajse 40 metra dhe ndëshkon Brest (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOI “OPERACIONIN RONALDO”/ Gazetari: Guardiola ka firmosur kontratë 4-vjeçare me…

Delo.autor

PROVIMI I FALSIFIKUAR NË ITALISHT NGA SUAREZ/ A rrezikon sulmuesi dhe Juventus? Ja çfarë parashikojnë rregullat

Delo.autor

Leave a Comment