Futboll Seria A

Abbiati mbron Donnarumman: Tifozët gabuan me parullat!

Menaxheri i klubit të Milanit, Christian Abbiati foli për çështjen “Donnarumma”. Gjatë një prononcimi për mikrofonat e Rai Sport, Abbiati theksoi se tifozët nuk duhet ta lëndojnë portierin e talentuar i cili po mendon vetëm për Milanin, shkruan “Tuttomercatoweb”.

“Ai mund të qëndrojë në Milano edhe për shumë vite. Ai ka një kontratë të gjatë me ne, punon shumë. Ai po mendon për Milanin dhe po përpiqet të ndihmojë ekipin të arrijë rezultate pozitive. Tifozët nuk duhet ta lëndojnë sepse ai po bën një punë të mirë”, theksoi ai për mikrofonat e Rai Sport.

Kujtojmë që Gigio Donnaruma për shkak të ofendimeve të tifozëve “shpërtheu” në lot në dhomat e zhveshjes përpara fillimit të ndeshjes Milan-Verona.

Related posts

E KËRKON LIGJI/ Barcelona vendos klauzolën e “çmendur” për Depajin

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Publikohen çmimet e biletave për tifozët, ja sa kushtojnë

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Kukësi nuk humb kohë, verilindorët kontaktojnë trajnerin gjirokastrit…

Delo.autor

Leave a Comment