Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKARTOJA E JANARIT/ Nuk ka më dyshime, Bitri “zyrtarizon” kthimin te Partizani (FOTO)

Eneo Bitri do të veshë përsëri fanellën e Partizanit për vijimin e këtij sezoni dhe tashmë është vetë mbrojtësi ai i cili ka konfirmuar në mënyrë indirekte këtë vendim të tijin me një postim në rrjete sociale.

“Back in home”, shkruante lojtari në një foto të tijën ku shfaqet para një ndeshje me fanellën e Partizanit. “Përsëri në shtëpi”, një mesazh i qartë për të gjithë mbështetësit e kuq se mbrojtësi do të ishte një armë më shumë për Mehmetin në vijimin e sezonit.

Bitri ka refuzuar oferta nga jashtë, por edhe nga klube të tjera të Superiores para se t’i thoshte “po” ofertës së të kuqve, të cilët tashmë kanë një alternativë më shumë dhe eksperiencën e duhur në prapavijë, ku kanë lënë shpesh për të dëshiruar në startin e edicionit.

Related posts

GRAND PRIX BUDAPEST/ Xhudistja Kelmendi fiton në çerekfinale, kalon në katër më të mirat

Delo.autor

Real Madridi – Leganes, rezultati dhe statistikat në pjesën e parë

Sadik.Autor

GOL HIPNOTIZUES/ Futbollisti i Kosovës “çmend” tifozët me “perlën” e shënuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment