Albanian Stars Bundesliga Futboll

Rashica nis stërvitjen, ja fjalët e para si futbollist i Werder Bremenit

Milot Rashica ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Werder Bremen, është prezantuar dhe ka nisur stërvitjen me skuadrën e Bundesligës. Ai u largua nga Vitesse në Holandë pas dy sezonesh mbresëlënëse atje. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka marrë fanellën me numrin 11, ndërsa ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Werder Bremenit:

“Unë jam me të vërtetë i lumtur që jam në një klub kaq të madh të Bundesligës, me kaq shumë traditë. Mezi po pres ta nis këtë sfidë të re. Transferimi te Werder është një hap me të vërtetë i madh për mua. Jam i bindur se do të jemi në gjendje të dalim shpejt nga situata ku jemi dhe do të vazhdoj të zhvillohem shumë personalisht këtu”.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann, tha: “Ne jemi me të vërtetë të lumtur që kemi arritur marrëveshjen dhe kemi siguruar një lojtar me të vërtetë premtues, si Miloti. Trajneri i skuadrës, Florian Kohfeldt, shtoi se “është me të vërtetë i kënaqur që Miloti është bashkuar me ne. Ai është një lojtar me potencial të madh dhe mund të na forcojë menjëherë. Na jep shumë shkathtësi me cilësitë e tij”.

Related posts

Sarri te Chelsea, ëndrra e trajnerit toskan është Gonzalo Higuain

Sadik.Autor

Nga Seria A firmosi me Monaco, ky është 16-vjeçari më i shtrenjtë në botë

Q.Autor

TALENTI KEAN I DHUROI FITOREN/ Allegri: Dëshira për të sakrifikuar do ta ndihmojë…

Delo.autor

Leave a Comment