Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E JANARIT/ Tjetër “firo” te Laçi, mbrojtësi largohet nga kurbinasit. Ja emri…

Klubi i Laçit ka qëndruar në heshtje këtë periudhë sa i përket afrimeve në merkaton e janarit, paçka se drejtuesit po punojnë intensivisht për të bërë të paktën dy goditje, që do ta forconin skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Fillimisht klubi konfirmoi largimin e sulmuesit të krahut, Ilirid Ademi, ndërsa iku edhe mesfushori Arbër Deliu, i cili u transferua te Besa në Kategorinë e Parë.

Së fundmi është konfirmuar edhe një tjetër largim, teksa bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, që mund të luante edhe në mesfushë, Arbër Bytyqi.

Lojtari nga Prizreni, i cili është edhe pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë, ka pasur pak hapësira dhe kësisoj ka zgjedhur të largohet për të gjetur një ekip që i garanton aktivizimin.

Bytyqi është një futbollist shumë premtues, por te Laçi konkurrenca është e madhe për një vend në krahët e mbrojtjes dhe mesfushë.

Related posts

Botërori 2018/ Vincente Del Bosque nxjerr në pah defektet e Anglisë

Sadik.Autor

Bayern është i mërzitshëm, Bundesliga mendon për një fazë ‘playoff’

Q.Autor

ÇËSHTJE DITËSH PËR RINOVIM/ Ja pse Kesi vlen kaq shumë për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment