Futboll Sport

22 GOLA NË 28 NDESHJE/ Genoa në kërkim të një sulmuesi, ndiqet me interes futbollisti shqiptar

Pasi i iku nga duart mundësia për të rikthyer Kristof Piontek që të veshë fanellën kuqeblu, skuadra e Xhenoas është në kërkim të një sulmuesi që garanton gola.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, i pari në listën e klubit nga Liguria është sulmuesi shqiptar Veton Berisha, i cili është dhe vëllai i Valon Berishës.

Nëse nuk arrihet dot një marrëveshje me shqiptarin atëherë alternativa tjetër do të ishte sulmuesi i Atalantës, Roberto Pikoli.

Veton Berisha me fanellën e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez në 28 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 22 gola dhe duke dhuruar dhe 5 asist. Më parë 27-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Bran, Rapid Viena dhe Grojer Furth.

Related posts

PAS POLEMIKAVE PËR KONFLIKTIN “MJEKËSOR”/ Umtiti mohon: Zgjodha të mos operohem sepse…

Delo.autor

TJETËR PREMIO E MADHE PËR TIRANËN/ Presidenti Halili gati për premtimin e ri para derbit

Delo.autor

FILLIM I SHKËLQYER PËR EVERTON/ Premier League në këmbët e Ancelottit, vjen trofeu i parë për italianin

Delo.autor

Leave a Comment