Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Arrihet marrëveshja, ylli i Manchester United do të transferohet në La Liga

Anthony Martial duket se do të largohet nga Manchester United në këtë merkato të janarit.

Francezi nuk ka hapësira te Djajtë e Kuq dhe kërkon tëgjejë një skadër ku të luajë rregullisht dhe të mos humbasë trenin për Katar 2022.

Sipas El Chiringuito, Sevilla duket se ka arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme me përfaqësuesit e lojtarit, për ta marrë në La Liga në merkaton e dimrit.

Martial do të transferohej te andaluzët me formulën e huazimit, por akoma nuk është arritur marrëveshja për rrogën: Sevilla do të donte të paguante vetëm 50%, United këmbëngul që spanjollët ta paguajnë të plotë rrogën e sulmuesit.

Francezi fiton rreth 15 milionë euro në sezon.

Related posts

Ajo që ndodhi në fushë, mbetet në fushë – shikoni çfarë bën Ronaldo dhe Buffon pas ndeshjes

Sadik.Autor

ZBULON MARRËDHËNIET ME CR7/ Gareth Bale rrëfen: Kemi kaluar shumë mirë së bashku, është një…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Barcelona kryen transfertën e madhe në verë me yllin…

Delo.autor

Leave a Comment