Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Liverpool kërkon përforcime, gati dhurata 72 milionë euro për Klopp

Sipas The Sun, Liverpool-i është gati t’i bëjë një dhuratë të rëndësishme Jurgen Klopp-it në këtë merkato të janarit: gati një ofertë 72 milionë euro për Luis Diaz, sulmues krahu 24-vjeçar i Porto-s.

Kolumbiani konsiderohet zëvendësuesi perfekt i Mohamed Salah dhe Sadio Mane, të cilët nuk do të jenë në dispozicion të skuadrës për të luajtur në Kupën e Afrikës.

Lojtari ka një klauzolë 80 milionë euro në kontratën e tij me luzitanët që skadon në vitin 2024.

Aktualisht, Diaz është i dyti në renditjen e golashënuesve të kampionatit portugez me 12 gola, një më pak se Darwin Nunez të Benfica-s.

Related posts

45 MILIONË EURO BONUSE/ Vjen lajmi i mirë për Milan-in pas eliminimit nga Champions-i

Delo.autor

LIVE/ Portugalia vendos baraspeshën kundër Uruguait (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A/ Napoli zhgënjen ndaj Sassuolos, Roma merr fitore me Fiorentinën

Delo.autor

Leave a Comment