Futboll Kategoria Superiore Sport

MJAFTON “MAGJIA” E LUSHKJAS/ Laçi mposht Partizanin dhe kërcënon Tiranën në krye

Laçi i Mirel Josës ka koleksionuar fitoren e radhës në kampionat teksa në shtëpi mposhtën me rezultatin minimal 1-0, Partizanin. Kurbinasit ishin më kërkues gjatë takimit, ndërsa edhe rasti i parë i sfidës iu takoi atyre teksa Qato vendosi në provë Alban Hoxhën në minutën e 13. Në vazhdim, ndeshja pati shumë dyluftime në fushë duke bërë që të mungonin mundësitë e pastra, ndërsa vetëm në minutën e 40, Xhuljano Skuka për Partizanin u shfaq në një aksion individual të cilin nuk arriti ta mbyllte në mënyrën e duhur. Sakaq, në fraksionin e dytë, sërish Laçi ishte më kërkues, por raste pati sërish për Skukën i cili në dy raste me kokë nuk ia doli të gjente rrjetën e Dajsinanit.

Megjithatë, nëse nuk shënon, atëherë do të pësosh dhe Laçi e zbatoi më së miri këtë rregull teksa kurbinasit shfrytëzuan në maksimum kualitetin e Regi Lushkjes. Mesfushori i cili luajti ndeshjen e fundit me Laçin pasi do të transferohet te Sheriff Tiraspol në Moldavi, shënoi një supergol në hyrje të zonës teksa Alban Hoxha megjithë përpjekjen e tij nuk mundi të bënte asgjë për ta shmangur realizimin.

Ndërkaq, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Laçi fitoi duke marrë tashmë vendin e dytë të kampionatit me 34 pikë, ndërsa Partizani rikthehet te disfata teksa të kuqtë mbeten me 22 pikë në vendin e pestë.

Related posts

“ASKUSH NUK MË KA KËRKUAR”/ Spalletti pasi shpalli Napolin kampion pas 33 vitesh: Nuk e di se kur do të rikthehem

F.autor

MERKATO E VERËS/ PSG-ja nuk ndalet me goditje e mëdha, tenton të marrë yllin e Kampionit të Botës….

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM NË KAMPIONATIN TURK/ Vedat Muriqi shënon dopietë në pjesën e parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment