Futboll Seria A Sport

NUK BËNTE PJESË NË PLANET E ALLEGRIT/ Ramsey largohet drejt Skocisë, Juventus e zëvendëson me mesfushorin…

Mesfushori uellsian, Aron Ramsej, ka pranuar të largohet nga Juventusi dhe ekipi që t’i bashkohet kampionëve të Skocisë, Glasgou Rejnxhërs. Me largimin e tij “zonja” ka arritur të afrojë mesfushorin zviceran, Denis Zakaria.

Ramsej kishte një nga pagat më të larta në ekip dhe klubi duhet t’i jepte një zgjidhje sa më parë. Uellsjani nuk bënte pjesë në planet e Alegrit dhe largimi i tij kërkohej prej kohësh.

Së bashku me të priten të largohen dhe Kulusevski së bashku me Bentankur, të cilët kanë arritur një marrëveshje me Totenhem dhe priten të zyrtarizohen së shpejti.

Me largimin e tre lojtarëve, Juventus kështu mund të rregullojë financat dhe për të justifikuar blerjen e Vlahoviç dhe së fundmi Zakaria, i cili ka kryer testet mjekësore në Torino.

Related posts

GJEST MADHËSHTOR/ Xavi dhuron një lum me para për spitalin e Barcelonës

Delo.autor

JUVENTUS-EMPOLI/ Allegri kërkon fitoren pa Ronaldon në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

GABOI NJË PENALLTI/ Cristiano Ronaldo zbulon bastin e humbur me trajnerin Allegri

Delo.autor

Leave a Comment