Futboll Sport

“ZBULIMI I PANUCCIT”/ Ish-mesfushori i kombëtares largohet nga Shkëndija e Tetovës

Vetëm tre vite më parë, Kamer Qaka vlerësohej si një prej talenteve premtues që do të ndihmonin përfaqësuesen shqiptare që të hidhte hapin e radhës. Kuqezinjtë nën drejtimin e Kristian Panuçit kërkonin vazhdimisht lojtarë të rinj për të freskuar radhët dhe Qaka ishte një prej tyre pas një sezoni si protagonist në Rumani.

Por lojtari i cili kishte luajtur më parë për përfaqësueset e moshave të Norvegjisë, dështoi në ndeshjet në të cilat veshi fanellën kuqezi dhe karriera e tij mori një kthesë jo aq të mirë në eksperiencat në Rumani. Së fundmi, Qaka i ishte bashkuar Shkëndijës së Tetovës, duke u afruar si nje blerje e bujshme në janarin 2021. Por pas vetëm një viti, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, siç zyrtarizoi sot klubi kuqezi.

“KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët. Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.

Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.

KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhej në njoftimin e klubit. Tani mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karriera e Qakës, i cili në të kaluarën është përfolur edhe si një afrim i mundshëm në Superiore nga klube të ndryshme.

Related posts

“LUKAKU ËSHTË I SHKËLQYESHËM”/ Flet Eden Hazard: Trajneri Conte dhe Sarri kanë një gjë të përbashkët…

Delo.autor

DRITË NË FUND TË TUNELIT/ Bologna prish mallkimin e madh pas 41 ndeshjesh në Serie A

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Mesfushori lë Barcelonën, ja e ardhjma e tij

Delo.autor

Leave a Comment