Futboll Sport

“NUK JAM XHELOZ PËR TEQJAN”/ Alban Hoxha: Skuadra është forcuar, pse mos të besojmë te titulli

Alban Hoxha nuk është aktivizuar me Partizanin teksa vuan prej shumë kohësh nga një dëmtim. Gardiani i portës së “demave” ka folur për mediat teksa ka thënë se Aldo Teqjan e ka shok prej vitesh dhe se nuk ndihet xheloz:

Objektivi – “Objektivat e Partizanit kanë ndryshuar, është ndryshuar stafi, kanë ardhur lojtarë të rinj, siç është Bitri, do të vijnë të tjerë. Objektivi i parë është pjesëmarrja më kupat e Evropës, por ka shumë javë, pse të mos mendojmë edhe për titullit?!”.

Ecuria – “Mendoj se kemi bërë mirë, fati ka qenë kundër nesh. Kemi bërë ndeshje shumë të mira, por ka pasur mungesë pikësh, por këtë pjesën e dytë të kampionatit duhet të bëjmë ndeshje të mira dhe të marrin pikë pasi pikët janë të rëndësishme. Pikët janë të më të rëndësishme sesa loja dhe në fund do të shikojmë ku do të arrijmë”.

Egnatia – “Nuk ka ndeshje të lehta në Superiore, por siç thonë nisja e mirë është gjysma e punës, shpresoj ta nisim mbarë. Kam besuar gjithmonë te ndryshimi, shikoj dëshirën e çunave dhe kjo më jep shpresë që ne do të bëjmë mirë gjatë kampionatit”.

Mehmeti – “E njoh profesorin më parë, është një njeri korrekt, punëtor dhe kjo është një pjesë e mirë për trajnerin pasi mund të fusë një atmosferë të mirë.”

Merkato – “Skuadra ka qenë mirë, disa reparte kanë pasur oshilacione, por jemi forcuar në merkato, pse jo mos të pretendojmë?!.”

Teqja – “E kam shok prej vitesh dhe nuk jam xheloz. Aldo ka bërë ndeshje shumë të mira dhe do të jemi të 2 të gatshëm për të luajtur për të mirën e skuadrës. Kemi edhe një portier të 3-të shumë të mirë dhe kjo tregon se porta e Partizani është e sigurt për të ardhmen.”, përfundoi Alban Hoxha

Related posts

LAJME TË KËQIJA PËR YLLIN NGA DREJTËSIA/ Messi dhe babai i tij akuzohen në Argjentinë për shpërlarje parash

Isa.Autor

DASMA E ELSEID HYSAJ/ Nga aeroporti tek ceremonia, Armando Sadiku ndan momentet e veçanta (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PASARDHËSIN E TIJ/ Legjenda Pele: Ylli Mbappe mund të bëhet trashëgimtari im dhe…

Delo.autor

Leave a Comment