Futboll Kategoria Superiore Sport

“MË MORËN PARATË DHE…”/ Probleme për futbollistin e Kukësit, i grabisin shtëpinë ndërkohë që ishte në stërvitje (FOTO)

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për mesfushorin e Kukësit, Luka Milunoviç. Futbollisti serb ndodhej në stërvitje ndërkohë që grabitësit kishin hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë.

Me anë disa fotove të postuara në Instagram, Milunoviç tregon se grabitësit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, duke thyer xhamat.

“Ditën e djeshme isha viktimë e një grabitje në apartamentin tim në Tiranë, ku më morën paratë dhe disa sende personale. Shpresoj që të mos jetë një sulm i qëllimshëm për mua dhe familjen time, sepse këto akte nuk të bëjnë të ndihesh i sigurt. Tani për tani do të lë policinë shqiptare për t’u marrë me këtë çështje, ndërkohë që unë do përpiqem të mos mendoj më për këtë gjë”, ishin disa nga fjalët që ka shkruar serbi në Instagramin e tij.

Related posts

BASKETBOLL/ Historike, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë pas 66 vitesh

Delo.autor

“MUND TË SHËNONIM MË SHUMË NDAJ JUVENTUS”/ Sergio Roberto: Presidenti nuk na intereson

Delo.autor

VJEN NGA ITALIA/ Zbulohet trajneri i ri i Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment