Futboll Sport

PAMJET/ Goditje 150 mln euro, Vlahovic zbarkon në Torino, zbulohen detajet e transferimit

Dusan Vlahovic është një futbollist i Juves. Sulmuesi serb ka zbarkuar në Torino, në J Medical do ti nënshtrohet vizitave mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë. Dhjeta tifozë kanë pritur me padurim sulmuesin të cilin e shohin si një bekim në këtë pikë të sezonit, një lojtar që mund të ndryshojë balancat në Serie A.

Vlahovic-Juve mund të konsiderohet pa frikë si goditja më e rëndësishme në këtë merkato dimri, një transferim me një kosto rekord, 150 mln euro. 75 mln euro shkojnë kartonin e tij ndërsa 63 mln euro për pagën e sulmuesit, 15 të tjera shkojnë komision për agjentët. Vlahovic do të mbajë në Torino fanellën me numrin 28 ndërsa do të debutojë në sfidën kundër Verona.

 

Related posts

NAPOLI NË PRAG/ Inzaghi: Interi im është gati, japim maksimumin

F.autor

Mediat spanjolle “masakrojnë” Sergio Ramos: Fajtori kryesor për humbjen e Realit

Sadik.Autor

SKANDAL/ Arrestohet ish-Presidenti i UEFA-s Platini

Delo.autor

Leave a Comment