Futboll Sport

DORËZOHET MORATA/ Spanjolli qëndron te Juventusi deri në…

Më i pafat se kaq Alvaro Morata nuk mund të ishte. Sulmuesi spanjoll, i cili në Torino luan i huazuar, falë akordit prej 10 milionë eurosh sezonale mes Atletikos së Madridit dhe Juventusit, kishte shpresuar që të mund të transferohej në janar te Barcelona, pas akordit total të “Zonjës së Vjetër” me Dushan Vlahoviçin, të arritur mbrëmjen e djeshme.

Por, papritur nga Spanja dje ka ardhur lajmi se katalanasit kanë mbyllur thuajse gjithçka me Adana Traore nga Uolverhemptoni dhe kjo do të thotë se shpresat, të paktën në janar, për Moratën, për një rikthim në Spanjë kanë “vdekur”.

Sigurisht që edhe Atletiko, e cila ka në pronësi kartonin e lojtarit, do të kishte qenë më e lumtur që ta kishte parë 6 muajt në vazhdim në “Kamp Nou” sesa në Serinë A, por fakti që katalanasit nuk kanë pritur më tej, por kanë zgjedhur Traoren, ka ndryshuar kartat në tavolinë.

Related posts

TELASHE PËR ALGERIN E JUVES/ Dyshohet se ka pastruar… para

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me 10 skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në Kupat e Botës

Sadik.Autor

E DUAN TË GJITHË/ De Laurentiis, gati të dëgjojë ofertat për sulmuesin Dries Mertens

Isa.Autor

Leave a Comment