Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ VENEZIA-S/ Pioli: Bashkohem me Allegrin, Interi favorit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur i gëzuar për fitoren që skuadra e tij arriti në transfertë me Venecian. Gjithashtu 56-vjeçari nuk i kurseu as elozhet për skuadrën e tij.

“Ne ndodheshim në një situatë emergjente në nëntor, pas luanim shumë ndeshje dhe shumë lojtarë ishin të dëmtuar. Në bëmë mirë në këtë periudhë pushimi. Këto dy fitore na bën mirë” u shpreh Pioli pas ndeshjes.

Gjithashtu tekniku italian foli dhe për eliminimin nga Liga e Kampionëve: “Kishim grup të vështirë, por pas Madridit kishim shancet tona. Nuk jemi të lumtur që u eliminuam nga Champions League edhe pse do të kishim më shumë ndeshje për të luajtur” tha 56-vjeçari.

Nuk mund të mungonin fjalët për skuadrën e tij, që dha një performancë fantastike ditën e sotme: “Lojtarët e rinjë po rriten. Për shembull Teo, është rritur shumë në krahasim me një vit më parë. Ne jemi ekip i ri, por jemi rritur shumë. Por ka ende shumë rrugë për të bërë. Alegri ka të drejtë kur thotë që Interi është favorit, ndërkohë që ekipet e tjera janë pak a shumë në të njëjtin nivel” përfundoi Pioli.

Related posts

NË SPANJË E BËJNË TË KRYER/ Lojtari i Barcelonës udhëton drejt Milanos për vizitat mjekësore tek klubi…

Delo.autor

VIDEO/ Manchester City kalon në epërsi ndaj Leicester, Sterling autor i golit

Q.Autor

ËSHTË MË I SHPEJTË SE RONALDO/ Ja cili është objektivi i fundit për ROMËN në merkato

Isa.Autor

Leave a Comment