Futboll La Liga Sport

“NDIZET FITILI”/ Policia spanjolle e DËBON liderin e tifozëve të BOCAS nga…

Policia spanjolle e ka dëbuar Maxi Mazzaron, njërin nga liderët e tifozëve ultras të Boca Juniors, të cilët njihen me nofkën Barras Bravas në Amerikën e Jugut. Ai u detyrua të kthehej në Argjentinë sapo arriti në aeroportin e Madridit, Barajas. Sipas burimeve brenda policisë, agjencia spanjolle e lajmeve, EFE, raporton se Mazzaro ishte identifikuar nga autoritetet spanjolle dhe nuk i ishte lejuar hyrja në Spanjë për shkak të disa masave të sigurisë që janë ndërmarrë para finales së Copa Libertadores, mes River Plate dhe Boca Juniors, që do të zhvillohen në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, të dielën.

Mazzaro u ndalua mbrëmjen e së mërkurës dhe tanimë është kthyer në Argjentinë, sipas burimeve të EFE. Ai ka një dosje voluminoze kriminale dhe policia spanjolle e konsiderojnë atë si një ndër anëtarët më të rëndësishëm dhe më të rrezikshëm të tifozëve ultras të Bocas.

Autoritetet spanjolle janë duke ndërmarrë masa shtesë për parandalimin e rrezikut dhe incidenteve të dhunës, ashtu siç kishte ndodhur në Buenos Aires. Për shkak të dhunës që kishin shfaqur tifozët e River ndaj lojtarëve të Bocas, ndeshja ishte shtyrë dy herë dhe në fund ishte vendosur të zhvillohej jashtë Argjentinës, në stadiumin Santiago Bernabeu.

Vendimi kontrovers për ta mbajtur këtë finale jashtë Amerikës së Jugut në Evropë është kritikuar shumë nga të dy klubet, tifozët e tyre dhe nga shumë njerëz të tjerë në botën e futbollit. Por, përkundër kritikave që mori ky vendim i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, ndeshja do të mbahet të dielën në orën 20:30, në Santiago Bernabeu.

Related posts

“KËRCIMI I FUNDIT” PËR ËNDRRËN E MADHE/ Tre ekipet shqiptare kërkojnë grupet dhe milionat

F.autor

GAFË NË PRAPAVIJË/ Mbrojtja e Arsenalit për të qarë hallin, shikoni se si e pëson (VIDEO)

Delo.autor

Pas zhgënjimit në futboll, Terry shijon pushimet në Mykonos (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment