Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË LA LIGA/ Reja e sheh si zgjedhje të dytë, në Spanjë shpallin Balliun si “Lojtari i Muajit”

Ivan Balliu po përjeton padyshim sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, ka qenë titullar në thuajse të gjitha ndeshjet e këtij sezoni me Rajo Vajekanon, një skuadër e cila ka tejkaluar çdo parashikim dhe tashmë po luan për një vend në Europë në ediconin e ardhshëm.

Balliu ka shkëlqyer me lojën në krah dhe së fundmi, edhe arriti të gjente rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Real Betis, duke vulosur barazimin 1-1 për ekipin e tij. Goli i parë në La Liga padyshim ka sjellë vlerësime për atë ndeshje, por tifozët e shohin paraqitjen e Balliut si të rëndësishme jo vetëm për golin.

Kjo është arsyeja se pse në votimin për muajin dhjetor sa i përket futbollistit më të mirë për skuadrën e Rajo Vajekanos, tifozët kanë zgjedhur pikërisht mbrojtësin kuqezi si më të mirin. Ka qenë vetë klubi i Rajos që ka prezantuar Balliun si fituesin e çmimit të “Lojtarit të muajit” për dhjetorin, të zgjedhur nga votat në Twitter të tifozëve për të cilët Balliu është kthyer shumë shpejt si një nga emrat më të preferuar brenda skuadrës.

Related posts

Duka zgjidhet për herën e 5-të në krye të FSHF-së, reagon Federata serbe, spanjolle dhe çeke (FOTO)

Q.Autor

XAVI NUK FSHIHET/ Flet për rinovimin e kontratës, por prioritet është titulli

F.autor

PREMIER LEAGUE/ Abramovich, Putin dhe viza e mohuar çfarë po ndodh te Chelsea?!

Sadik.Autor

Leave a Comment