Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja bën jehonë në Malin e Zi: Është nga ana shqiptare e Liqenit të Shkodrës

Armando Broja po shkëlqen në Premier Ligë, ku në ndeshjen e fundit shënoi duke festuar me simbolin e shqiponjës. Mediat malazeze i kanë dedikuar një shkrim talentit kuqezi, i cili po mahnit të gjithë me klasin që tregon në fushë.

MEDIAT MALAZEZE
“Në prag të fillimit të sezonit, Sauthampton mbeti pa sulmuesin Dani Ings, i cili çuditërisht u largua nga klubi dhe shkoi tek Aston Vila.

Të qenit pa një nga lojtarët më të mirë i detyroi drejtuesit e ‘Shenjtorëve’ të aktivizonin merkaton dhe të sillnin një zëvendësues, një qendërsulmues, i cili do të garantonte me golat e tij skuadrën se do të jetë në gjendje të luftojë për mbijetesë.

Armando Broja erdhi nga Çelsi në formë huazimi për një periudhë njëvjeçare.

Sulmuesit kryesorë të skuadrës ishin jashtë forme dhe këtë fakt e ka shfrytëzuar Broja, i cili ka luajtur gjithsej 83 minuta në tetë ndeshjet e para, ndërsa ngadalë përmirësoi formën e tij. Së bashku me Xhejms Uord-Prajsin, ai është lojtari më efikas i skuadrës këtë sezon me pesë gola, ndërsa të fundit e shënoi të martën, në fitoren 4-1 ndaj Brentfordit në Premier Ligë. Në moshën 20 vjeç e 123 ditë, ai u bë futbollisti më i ri që ka shënuar pesë gola në Premier Ligë këtë sezon”.

BROJA
“Armando lindi më 10 shtator 2001, vetëm një ditë para se terroristët të rrëzonin Kullat Binjake në një sulm të famshëm në Nju Jork. Ai lindi në Slau, afër Londrës, por me origjinë nga Malësia e Madhe, në anën shqiptare të liqenit të Shkodrës, prej nga erdhën prindërit e tij, të cilët u shpërngulën në Angli pak para lindjes së tij.

I riu Armando pa dyshim që nuk kishte dilemë për fanellën e Kombëtares shqiptare dhe e ka veshur që në moshë të re. Me skuadrën e të rriturve ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

Te Sauthemptoni janë të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë për ta mbajtur në ekip sezonin e ardhshëm. Nëse vazhdon me ndeshje të tilla, Çelsi do ta tërheqë nga huazimi”, përfundojnë artikullin mediat në Malin e Zi

Related posts

Messi magjik “më pak egoist”, por afër 40 golave në sezon me Barcelonën

Q.Autor

“TREMBEM KUR IBRA S’BËRTET”/ Bennacer përgatit “regjinë” e titullit: Duhet të përpiqemi të rikthejmë Milanin në…

Delo.autor

Mesfushori i Gjermanisë nuk mban më: Boll me racizëm!

Sadik.Autor

Leave a Comment