Futboll Sport

Flet eksperti i ekonomisë: Ja sa para do fitojë Juventusi në vit me Ronaldon

Nëse Juventusi paguan në vit 60 milionë euro pagë për Cristiano Ronaldon – pagë me taksa – ata do të kthejnë 50 milionë fitime dhe rritje ekonomike, ka shpjeguar një ekonomist.
Shuma e transferit është 100 milionë euro për ta marrë Ronaldon nga Real Madridi që nuk është shqetësim i madh për Juventusin në këtë moment, por paga e tij neto prej 30 milionë euro është ajo që mund ti shqetësojë torinezët.

“Siç qëndrojnë gjërat, Juventusi do të shet 19 milionë produkte dhe shërbimet me brendet e tyre, por klube si Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona shesin pesë herë më shumë”, tha ekonomisti Michelangelo Verna për Sky Sport Italia, transmeton GazetaExpress.

“Kjo tregon se klubi duhet të rritet për të kaluar në një nivel tjetër dhe arritja e Ronaldos është një shenjë se kjo do të ndodh. Nëse ata duhet të paguajnë pagë 60 milionë euro me taksa, ata do të fitojnë 50 milionë euro në vit që është një rritje”.

Aksionet e Juventusit u rritën për 22 për qind tri ditët e fundit, që do të thotë se kapitali i klubit ka shkuar nga 665 milionë euro në 825 milionë euro, raporton Calcio e Finanza.

Paga do të ndihmohet me firmat e tjera që janë në portofolin e familjes Agnelli.

Related posts

Berlusconi: Nuk i ndjek më ndeshjet e Milanit

Q.Autor

E BUJSHME/ Flamurtari tjetër afrim në merkato, merr sulmuesin me eksperiencë

Isa.Autor

Arsenal sfidon Manchester United për talentin e Bordeaux

Q.Autor

Leave a Comment