Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Skenari i ri për Brojën, zbulohet vendimi i Chesea-t për sulmuesin shqiptar

E ardhmja e Armando Brojës është kthyer në një rebus shumë interesant, me shumë të panjohura. Sulmuesi po shkëlqen te Sauthempton, klubi kërkon ta mbajë, ndërsa tifozët e Çelsit duan që ai të kthehet në ekipin mëmë, duke parë edhe interesin nga klube të tjera që pretendojnë të blejnë kartonin e tij.

Por sipas mediave pranë klubit londinez, vendimi i bluve mund të jetë i ndryshëm nga ai që mendohet. Tomas Tuihel sheh me sy shumë të mirë futbollistin, por nuk do të dëshironte të kishte në radhët e tij një futbollist që ka nevojë të luajë vazhdimisht, e të mos i dhurojë minutat që meriton. Nga ana tjetër, klubi nuk është gati të heqë dorë nga lojtari, pasi sheh potencial te ai.

Ndaj po mendohet që pas vitit të huazimit te Vitese dhe atij te Sauthempton, Broja të jepet në huazim edhe në verën e ardhshme. “The Express”, bën të ditur se një tjetër vit larg “Stamford Bridge”: shihet gjithnjë e më shumë si një mundësi për sulmuesin që ka tashmë një listë të madhe admiruesish.

Nuk dihet ende nëse ky huazim do të jetë te Sauthempton apo në një klub tjetër, pasi për futbollistin kanë filluar të interesohen klube edhe më të mëdha në Premier Ligë./Panorama sport

Related posts

E kërkon Manchester United. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk largohet nga Napoli

Sadik.Autor

KA SHËNUAR 7 GOLA NË 4 NDESHJE ME SALZBURG/ Sulmuesi Haaland thyen rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Delo.autor

VLAHOVIC “GJUNJËZON” INTER/ Fiorentina tërbon Conten në minutat e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment