Futboll Ligue 1 Sport

MERKATOJA E JANARIT/ U transferua me bujë te PSG-ja, mesfushori i shkel syrin Arsenalit

Xhorxhino Vajnaldum është i hapur për mundësinë e transferimit tek Arsenali, pasi nuk po arrin të gjejë hapësira në skuadrën e PSG-së pas transferimit me parametër zero nga Liverpuli në verë.

Mesfushori holandez, i cili fitoi Ligën e Kampioneve dhe Premier Ligën me “Reds”-at, dëshiron të largohet nga Parisi me mundësinë e parë që do t’i jepet.

Trajneri Mauricio Poçetino preferon Verratin, Pereiran, Herrerën dhe Paredesin përpara Vajnaldumit në mesfushë. Dhe sipas “Sky Sports”, një opsion është Arsenali, i cili pëlqehet nga futbollisti dhe ai do ta pranonte me kënaqësi një huazim.

Për momentin futbollisti është i dëmtuar, por “Topçinjtë” po kërkojnë një mesfushor dhe atij do t’i pëlqente që të rikthehej në Premier Ligë.

Nuk përjashtohet edhe një shkëmbim me Ndombelenë e Totenhemit, i cili përflitet për një transferim te gjigantët francezë.

Related posts

Tottenham-Man City, miqtë s’humbasin 4 ndeshje radhazi prej 12 vitesh

Sadik.Autor

“DUHET TË MARRË VENDIME”/ Solskjaer: Nëse do të kthehesha mbrapa, do të

Delo.autor

GJESTI I CR7 KUNDREJT TIFOZËVE TË ATLETICOS/ Reporteri italian: Shenja më emblematike e këtij veprimi është…

Delo.autor

Leave a Comment