Futboll Premier League

Kane i jashtëzakonshëm, shkruan historinë e golave në Premier League

Harry Kane shkruan emrin e tij në historinë e Premier League me tre golat e shënuar kundër Burnley, një ekip në zonën e lartë të klasifikimit në Angli, pavarësisht nga emri shumë i njohur. Sulmuesi i Tottenham dhe kombëtares angleze ka shënuar 36 gola në këtë vit kalendarik gjatë ndeshjeve të luajtura në Premier. Në këtë mënyrë ai ka barazuar rekordin e vënë nga Alan Shearer në vitin 1995.

Me gjithë ndeshjet e kombëtares dhe ato në Kupat e Europës, Kane ka shënuar 53 gola në vitin 2017, vetëm Lionel Messi me 54 gola ka bërë më mirë se ai, por argjentinasi ka luajtur 15 ndeshje më shumë

Përpara fundit të 2017-s, Kane e ka akoma mundësinë për t’u shkëputur nga Shearer, pasi Tottenham do të luajë në shtëpi kundër Southampton. Nga ana tjetër, Harry ka ende punë për të bërë përpara se të kërkojnë arritjen e një tjetër rekordi, atij më ë rëndësishmit, që mbahet akoma nga Shearer, 260 gola në Premier. Kane, 24 vjeç, aktualisht ka shënuar 93 gola.

Përveç Kane dhe Shearer, sulmuesit e tjerë në gjendje të arrijnë kuotën e 30 golave në Premier League, gjatë një viti kalendarik kanë qenë Van Persie (35 gola në 2011-n me Arsenal), Henry (34 gola në vitin 2004, me Arsenal), Les Ferdinand (30 gola me QPR dhe Newcastle në vitin 1995) dhe Van Nistelrooy (30 pikë në 2003-n me Manchester Utd).

Related posts

Ndjenja e fitores, Strakosha e tregon me një… foto

Q.Autor

“DIÇKA DUHET TË NDRYSHOJË”/ Mesfushori i Arsenal-it zbulon fyerjet raciste ndaj tij në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

PSG-ja nuk dorëzohet për yllin e Chelseat

Sadik.Autor

Leave a Comment