Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA E BUJSHME/ Bajrami projektohet si post-Insigne, Napoli hap “thesin”

Nedim Bajrami po kalon një moment fantastik, është kthyer në një nga lojtarët më të lakuar në Serie A. Prej kohësh flitet për një interesim nga ana e Sassuolo, Torino, Inter dhe Lazio, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe Napoli.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli po vlerëson seriozisht këtë opsion pasi në sytë e drejtuesve, Bajrami shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar Insigne i cili në fund të sezonit do të nis një aventurë të re tek Toronto. Bajrami tek Empoli aktivizohet pas dy sulmuesve ndërsa deri më tani ka shënuar 6 gola në Serie A dhe ka dhuruar 8 asiste.

Bajrami

Fantazisti shqiptar u transferuar tek Empoli në 2019 për 800 mijë euro, ndërsa tashmë kushton minimalisht 10 milionë euro. Presidenti Corsi është i vetëdijshëm që ka në dispozicion një “xhevahir” që mund të mbush arkat e klubit dhe po shqyrton me qetësi të gjithë ofertat që vijnë në drejtim të Bajramit.

Vështirë të mendosh se mund ta mbajë më gjatë, në fund të sezonit, futbollisti shqiptar pritet të ndryshoj skuadër pasi për të interesohet klubet më të mëdha në Serie A.

Related posts

Guardiola rrezikon të dënohet në Angli, nuk do ta besoni se cila është arsyeja (FOTO)

Q.Autor

Ramsey gjithnjë e më LARG Arsenalit/ Gjigandët anglez shfaqin interes

F.autor

DITË SPECIALE PËR YLLIN E JUVENTUS/ Douglas Costa merr një lajm të madh për 30-vjetorin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment