Futboll La Liga Sport

Ronaldo do 80 mln € për të qëndruar te Real Madrid

Që pas finales së fituar në Champions League, ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo ka lënë të gjithë të dyshojnë për të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll. Në fillim u duk sikur ai do të largohej, por tani portugezi ka disa kushte për të qëndruar.

Sipas El Confidential, CR7 do të ishte i gatshëm të qëndronte te Real vetëm nëse merr një rinovim kontrate nga e cila do të fitonte 80 milionë euro.

Nëse kjo do të ndodhte, portugezi 33-vjeçar do të kthehej në futbollistin me rrogën më të lartë në botë. Kontrata e re e kërkuar nga portugezi thuhet të jetë për tri vite të tjera, kjo aktualja skadon më 2021.

Nëse do të rinovonte, ai do të fitonte një shumë 50 milionë euro neto deri në fund të kontratës. Aktualisht ai fiton 20 milionë euro.

Po sipas El Confidential, deklarata e tij pas finales së fituar ishte një strategji negociatash, pasi ai do një kontratë të rinovuar.

Por nuk përjashtohet fakti se, nëse Real nuk do t’i plotësonte kushtin, Ronaldo mund të zgjidhte Paris Saint-Germain që do e priste me krahë hapur.

Related posts

Nisin sondazhet e post-Sampaolit, ja disa emra për trajnerin e ri të Argjentinës

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Villarreal-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

Vdekja e kapitenit të Fiorentina-s, mjekët nxjerrin fakte të reja

Sadik.Autor

Leave a Comment