Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Teuta ndjen presionin e zonës së ftohtë, Partizani sheh nga Europa. Ja situata…

Sfida mes Kukësit dhe Dinamos do të përmbyllë javën e 16-të të Kategorisë Superiore, e cila deri tani ka prodhuar shumë surpriza, ku më së shumti spikat triumfi i Kastriotit të vendit të fundit ndaj kampionëve në fuqi të Teutës me rezultatin 2-0. Me 3 pikët e marra ndaj durrsakëve, krutanët u ngjitën në kuotën e 11 pikëve, 3 më pak se Egnatia e vendit të parafundit.

Ndërkohë për sa i përket Teutës, “djemtë e detit” të drejtuar nga Edi Martini, duket se janë postuar në zonën e ftohtë, me vetëm 18 pikë në 16 javë, duke ndjerë presionin e zonës së ftohtë.

Partizanit, me fitoren e sotme ndaj Egnatias, ka hedhur vështrimin në pjesën e sipërme të tabelës, ku do të tentojnë një vend në Kupat e Europës.

Pas përfundimit të 4 ndeshjeve të javës së 16-të, renditja kryesohet nga Tirana me 34 pikë, teksa ndjekin Laçi dhe Kukësi, me 28 pikë. Vlen të theksohet fakti se verilindorët e Longos, kanë një ndeshje më pak.

JAVA 16
Të shtunën
Skënderbeu-Laçi 0-0
Tirana-Vllaznia 0-0

Të dielën
Egnatia-Partizani 0-3
Kastrioti-Teuta 2-0

Të mërkurën

Kukësi-Dinamo 18:45

Related posts

Kualifikimi dramatik, kroatët festojnë me FLAMURIN SHQIPTAR (FOTO)

Isa.Autor

Neymar e merr seriozisht ndeshjen me Meksikën, stërvitet me një… (FOTO)

Sadik.Autor

PUNA E TIJ SI DREJTOR SPORTIV/ Monchi “zbërthehet”: Shitjet e detyruara dhe shkëmbimi Nainggolan-Zaniolo

Delo.autor

Leave a Comment