Futboll Sport

ËSHTË SHUMË PRANË REAL MADRID-IT/ Mbappe merr mesazhe të frikshme: Je i vdekur

Sulmuesi i PSG, Kilian Mbape, ka marrë një mesazh me vdekje nga disa fansa. Në një mural të lojtarit në Paris, ishte shkruar: “Mbape, ti je i vdekur”.

Në një grafiti, që u bë për Mbapenkur ai mbushi 21 vjeç, ishte një dedikim dhe për brand-in e Nike, “Just do it”. Në atë grafit është një vizatim i francezit kur është fëmijë duke fjetur me një top futbolli, dhe sipër tij, është Mbape i veshur me fanellën e Francës. Në të shkruhet: “Dashuro ëndrrat e tua dhe ato do të duan ty”.

Shkrimi për Mbapen nga disa tifozë vijnë fill pas deklaratës së sulmuesit, i cili doli në mbrojtje të një vajze 8-vjeçare. Duket se largimi i tij drejt Real Madrid që pritet të ndodhë, nuk është pritur fare mirë nga tifozët e PSG. Në Paris ka fansa që nuk do ta falin kurrë 23-vjeçarin.

Related posts

JASIR ASANI REALIZON NË IRAN/ Sulmuesi i kombëtares nuk fal

F.autor

“KAM NJË MARRËDHËNIE SHUMË TË BULUR ME TË”/ Mesfushori Barella: Ja pse i detyrohem shumë Conte-s

Delo.autor

Arsenali mendon për Luis Enriquen, përshpejtohet largimi i Wenger

Q.Autor

Leave a Comment