Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ ROMËS/ Gola në skadencë, Ibrahimovic dhe Kessie shqetësojnë Milanin

Sfida mes Milanit dhe Romës bëhet shkak për llogari. Në fazën e parë, përballja mes këtyre skuadrave u vendos në favor të kuqezinjve me gola nga Ibrahimoviç dhe Kesi (me 11-m). Firma jorastësore, duke qenë se dyshja në fjalë përbëhet nga liderë të ekipit.

Suedezi ka shënuar 7 gola në fazën e parë, ndërkohë që afrikani ishte golashënuesi më i mirë i “Djallit” gjatë vitit kalendarik që sapo u mbyll me 15 gola mes Serisë A dhe Ligës së Europës. Role të ndryshme në fushë, por me kontratat si emërues të përbashkët.

Të dyve, në fakt, u skadojnë marrëveshjet me “Djallin” në fund të sezonit. Ata meritojnë të konfirmohen ose t’u gjenden pasues në lartësinë e duhur. Milani nuk është nga ato ekipe që vuan të gjejë kuadratin, por dukshëm nevojitet dikush që të çojë topin në rrjetë rregullisht.

Një sulmues prej 25-30 golash do të përbënte afrimin e përsosur, por nuk është e thënë që skuadra të mbështesë individualitete të tilla.

Leao dhe Rebiç garantojnë rregullsi në marrëdhënien me golin, por ndalesat për dëmtime apo COVID janë në rend të ditësh dhe Milani nuk ka shumë hapësira për të rrezikuar në një sezon ku infektimet e lëndimet janë në rend të ditës.

SITUATA TË NDRYSHME – Nëse Kesi përflitet si i premtuar Totenhemit, për Ibrën ka ende shumë shpresa për të rinovuar kontratën.

Bisedimet do të kenë në sfond bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon, teksa kërkesat ekonomike të 40-vjeçarit pritet të përcaktohen në proporcion me kontributin që ai do të ketë dhënë për skuadrën deri në fund të sezonit aktual.

Sa për Kesin, humbja e tij do të jetë e rëndë, e jo vetëm në terma ekonomikë. Pioli kishte nisur ta shihte si fantazist, por afrikani duket i destinuar për të shkuar në Londrën Veriore ku e presin “Spurs”-at që po tentojnë të dëmshpërblejnë Milanin me kartonin e Tongi Ndombele, një emër që nuk është se preferohet shumë nga trajneri dhe drejtuesit e “Djallit”.

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ U largua pas shpalljes kampion me Tiranën, futbollisti i bashkohet Dinamos

Delo.autor

“JUVENTUSI FITON SE KA PUSHTUAR EDHE VAR-IN”/ Ndez polemikat në Itali

Delo.autor

RONALDOS I KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS/ Portugezi i përgjigjet fjalëve të merkatos: E dini se nëse nuk gënjeni…

F.autor

Leave a Comment