Futboll Sport

SHËNON DHE ASISTON/ Bastoni: Japim shpirtin për njëri-tjetrin

Alesandro Bastoni po shfaq një formë të jashtëzakonshme jo vetëm në rolin e tij natyral si mbrojtës, por edhe në fazën ofensive, aty ku është gjithmonë e më shumë i pranishëm. Me një gol që vjen pas dy vitesh dhe një asist në sfidën me Lacion, italiani ka qenë ndër më të mirët në fushë për Interin duke fituar duartrokitjet e gjithë “San Siros”. Në përfundim të garës, 22-vjeçari u shfaq i lumtur për golin dhe nuk harroi të përsëriste objektivat.

“Doja të gjuaja më parë, por Brozo më tha se isha vetëm dhe kështu kisha kohën e duhur për ta stopuar topin. Jam shumë i lumtur për golin sepse ishin bërë dy vite që nga goli im i fundit.

Mbi të gjitha jam shumë i lumtur për fitoren sepse ishte shumë e rëndësishme që sot (dje) të merrnim tri pikët”, kanë qenë fjalët e mbrojtësit që më pas analizoi edhe lojën e tij dhe të skuadrës:

“Më është dashur pak kohë për të kuptuar lojën e Inzagit, por tani jemi mirë dhe mund t’ju them që japim shpirtin për njëri-tjetrin. Kemi bërë një ndeshje të bukur, nuk ishte aspak e thjeshtë, jo vetëm për sa i përket kundërshtarit që ishte cilësor, por edhe për atë që ka ndodhur ditët e fundit, kur nuk zbritëm në fushën e lojës.

Duhet të pranojmë se sfida ishte e komplikuar, plus që Lacio ka qenë e vetmja që na ka shkaktuar humbje dhe e dinim sa e vështirë do të ishte përballë tyre. Ishte një fitore e bukur”.

Bastoni në fund nuk la pa përmendur edhe objektivat e tij dhe të skuadrës: “Kemi tashmë një mentalitet fitues dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Duam ta mbrojmë stemën trengjyrëshe me çdo kusht”.

Related posts

Legjenda Federer synon Wimbledonin, heq dorë nga objektivi madhor

Sadik.Autor

“MUND TË ISHIN DHE FEMRA”/ Shokon ish-sulmuesi “Djajve të Kuq”: Kisha frikë se mund të vrisja të tjerët

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIMIN E NJË VAJZE/ “Çështja Neymar” merr drejtim të papritur

F.autor

Leave a Comment