Futboll

Messi duhet të fitojë Botërorin për t’u bërë si Pele dhe Maradona

Carlos Bilardo, trajneri i kampionëve të Botës me Argjentinën në Meksikë në vitin 1986, mendon se Lionel Messi është lojtari më i mirë i Botës, por duhet të fitojë një Botëror, për të qenë në të njëjtin nivel me Diego Armando Maradona dhe Pele.

“Messi gjithmonë krahasohet me Maradonën. Për të arritur në të njëjtin nivel duhet të fitojë një Kupe me Argjentinën” u shpreh ish-mesfushori.

79-vjeçari jep mendimin e tij se Messi duhet të ketë një liri totale, pa asnjë lloj detyrimi në mbrojtje gjatë Botërorit të Rusisë që zhvillohet këtë verë, ku sigurisht që Albiceleste është një nga kombëtaret favorite për të fituar këtë kompeticion.

Kjo skuadër është e fortë dhe mund të arrijë më shumë se në vitin 2014, kur mund të kishin fituar. Në finale, ishim më mirë se sa Gjermania”.

Bilardo komentoi goleadën historike 6-1 që Spanja realizoi kundër Argjentinës në miqësoret e Marsit dhe siguroi se ky rezultat mund të ndikojë në prag të fillimit të Botërorit.

Duhet të ndikojë. Nuk mund të pësosh 6 gola në një ndeshje dhe të mendosh që gjithçka do të vazhdojë në këtë formë.

Mungoi shpirti i garës në fushë, të dish çfarë do të thotë të përfaqësosh fanellën e Argjentinës, por nga njëra anë është më mirë që ndodhi tani sa sa në Kupën e Botës.” Bilardo beson se Botërori i Rusisë nuk do të rezervojë surpriza të mëdha duke nënvizuar se kombëtaren për t’u mposhtur janë Argjentina, Brazili, Gjermania, Spanja dhe Franca.

Related posts

U BLE NGA MILAN/ Sulmuesi Rebic: Trajneri Pioli më dha besim, do të bëj…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri i klubit të Serisë A me Covid-19, bën pjesë në grupin e njerëzve më të rrezikuar

Delo.autor

Merkato e “çmendur”, PSG ofertë 270 milionë euro për futbollistin e Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment