Futboll Sport

SHKODRA E PIKËLLUAR PËR RRAGAMIN/ Reagon Vllaznia: Lamtumirë profesor

Ndarja nga jeta këtë të shtunë e ish-futbollistit të Vllaznisë, Ramazan Rragami, e ka lënë klubin e Vllaznbisë dhe qytetin e SHkodrës të pikëlluar. Klubi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale për largimin nga jeta të legjendës së tyre.

“E TRISHTË! Mesdita e së shtunës na ka sjellë një lajm të trishtë jo vetëm për Klubin e Futbollit Vllaznia, por për të gjithë komunitetin e futbollit shkodran dhe shqiptar. Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare legjenda e futbollit Ramazan Rragami. Kjo padyshim që është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për KF Vllaznia dhe gjithë futbollin shqiptar. Ju bëjmë me dije, se ditën e diele, në ora 10.00-13.00 KF Vllaznia, sëbashku me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Futbollit do të organizojnë homazhe në hollin e stadiumit “Loro Boriçi” në nderim të tij. Lamtumirë profesor Zani!” shkruan Vllaznia në rrjetet e tyre sociale.

Related posts

“PLESHTI” E SHAU NGA NËNA/ Fizioterapisti i Bolivisë: Djali im quhet Lionel, përplasja në fund një keqkuptim

Delo.autor

Arsenali i rrëmben mbrojtësin ballkanas Dortmundit

Sadik.Autor

SËRISH ME PROBLEME FRANCA/ Do të mungojnë kundër Kombëtares dy lojtarët kryesorë…

Delo.autor

Leave a Comment