Futboll Sport

SHKOI 100 GOL ME LUSHNJEN/ Canka: Këto ngjyra janë një ëndërr, thelloj rekordin

U rikthye pas 18 muajsh në “Roza Haxhiu”, por u duk sikur nuk ishte shkëputur kurrë. Mikel Canka gjeti direkt golin, duke treguar se është i prerë për këtë punë. Duhet thënë që me Lushnjën i ecën dhe këtë e thonë vetë shifrat.

Edhe pse i është dashur që të largohet hera-herës në ndonjë ekip tjetër gjatë karrierës së tij, me këtë fanellë është një “gjahtar” i vërtetë. Me rrjetën që bëri ndaj Maliqit, shkoi zyrtarisht në 100 gola me verdhejeshilët.

Këto janë shifra që i përkasin kampionatit (kryesisht në Kategorinë e Parë, pasi vetëm 2 sezone ka luajtur në elitë).

Këtë kuotë e ka arritur duke zhvilluar në total 172 ndeshje. Vetë sulmuesi ndihet krenar për këtë arritje, por paralajmëron se nuk do ta lërë me kaq. Sapo ka nisur faza e dytë, ndaj premton shumë më shumë.

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, tregon edhe një herë ndjenjat që ka për këto ngjyra dhe prerazi thotë atë që tifozët duan të dëshirojnë:

“Harrojeni rënien”. Vetëm muajin e ardhshëm mbush 35 vjeç, por për të është vetëm një numër. “Nuk kishte si të shkonte me mirë. Fituam dhe shënova.”

“Dikur ëndërroja të bëhesha futbollist i Lushnjës, ndërsa sot kam shkuar në kuotën e 100 golave. Me Maliqin kapa një rekord. Po flasim për kampionat, pasi nuk i kam bërë llogaritë për Kupën… (qesh). Shpresoj të shënoj akoma dhe të jem një krah i fortë për ekipin e zemrës”, tha fillimisht Canka, që ka marrë edhe shiritin e kapitenit.

Teksa u ndal te loja e zhvilluar të shtunën, ai ka edhe një dedikim:

“Lushnja ka bërë një ndeshje mjaft të bukur. Kemi pasur mbështetjen e publikut, që kishte humbur pak. Golin ua dedikoj pikërisht atyre dhe në veçanti grupimit ‘Delegatët’, që festoi 10-vjetorin e krijimit. Jemi në fillimet tona.

Ishte ndeshja e parë. Disa lojtarë kanë ardhur nga ekipe të tjera. Edhe unë vetë luajta pas gati një viti e gjysmë. Një fillim i mbarë dhe një fillim kështu është gjysma e punës”, përfundoi “bomberi”.

Pas pushimit të ditës së diel, lushnjarët dolën në fushë. Kohë për të festuar fitoren e fundit nuk ka, pasi tani është radha e Tërbunit.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Holandë-Austri. Rezultati 2-0

Delo.autor

ZYRTARE: Manchester City nënshkruan me yllin e PSG-së

Q.Autor

Skënderbeu-Luftëtari, sfida që premton spektakël

Q.Autor

Leave a Comment