Futboll La Liga Sport

SUPERKUPA E SPANJËS/ Bilbao përmbys Atletico Madrid në 4 minuta dhe siguron finalen

Athletic Bilbao ka marrë një fitore dramatike kundër Atletico Madrid dhe ka siguruar një vend në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madrid.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme në Riad.

Kanë qenë Colchoneros që kanë zhbllokuar takimin në minutën e 62-të falë një autogoli të portierit Simon, por nuk kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund.

Bilbao, në fakt, ka përmbysur gjithçka në harkun e katër minutave. Në të 77-ën ka barazuar me Alvarez dhe në të 81-ën ka realizuar golin e fitores me Williams.

Atletico e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Gimenez për një ndërhyrje të rrezikshme.

Related posts

PRAPASKENA/ Zbulohet e vërteta pse “ylli” i MILANIT refuzoi ofertën 55 milionë euroshe

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ Emiljano MUSTA: Flamurtari ka ndryshuar shumë. Raporti me Ilir Dajën është…

Isa.Autor

PRANË MARRËVESHJES/ Bonaventura gjen ekip në Serie A! Raiola i siguron 2 vite kontratë

Delo.autor

Leave a Comment