Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA SKEMA ANTI-VLLAZNI TEK KARTONËT/ Shehi bën llogaritë. Do 3 fitore radhazi për… “arratinë”

Orges Shehi mendon se tri fitoret në tri takimet e mbetura të fazës së parë e çojnë Tiranën drejt titullit. Trajneri i bardhebluve ua ka bërë të qartë lojtarëve një fakt të tillë. Gjatë grumbullimit, por edhe gjatë këtyre ditëve Shehi ka diskutuar me ekipin.

“Të nisim sa më mirë. Maksimalja do të ishte t’i fitonim tri takimet”, mësohet të ketë thënë Orges Shehi. Skuadra bardheblu luan të shtunën me Vllazninë dhe më pas me Dinamon e Kukësin. Këta të fundit janë ekipi i vetëm që nuk ka mundur skuadra e Tiranës që është në krye të kampionatit.

Pesë pikë avantazh ka ekipi i Tiranës nga vendi i dytë, Kukësi. Tirana ka dy pikë më pak se Vllaznia, që sezonin e shkuar në javën e 15-të kishte 35 pikë dhe udhëhiqte kampionatin. 13 pikë më shumë se vjet.

Tirana ka bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm këtë sezon, teksa në 15 javë ka grumbulluar 33 pikë. Një statistikë shumë e mirë, duke pasur parasysh se një sezon më parë, Tirana në javën e 15-të kishte vetëm 20 pikë si dhe kishte larguar dy trajnerë.

ANTI-VLLAZNIA – Formacioni konfigurohet me Bekajn në portë. Mbrojtja me Toshevskin, Behiratçen, Hoxhallarin dhe Ismajlgecin. Në mesfushë, Najdovski, Limaj e Totre. Braziliani teorikisht do të luajë në qendër ndërsa nga krahët janë Seferi e Xhixha titullarë të padiskutueshëm në ekipin e Tiranës.

Gjithsesi, në sfidën me Vllazninë nga minuta e parë pritet të luajë Hoti. Edhe pse ka qenë me temperaturë, Shehi do t’i besojë lojtarit të ardhur nga Llapi. Ai është provuar dje në qendër të sulmit, së bashku me Xhixhën e Seferin.

Nga minuta e parë pritet të luajë Najdovski, i cili ka disa ditë që është bashkuar me grupin. De Silva, sipas stafit, është gati për të luajtur që nga minuta e parë, por mund të ketë aktivizim për disa minuta në sfidën me Vllazninë.

KARTONËT – Skuadra ka pesë titullarë që janë me tre kartonë të verdhë dhe që nëse ndëshkohen me shkodranët, mungojnë me Kukësin. Kështu, Filip Najdovski, Zhoselin Behiratçe, Ëngjëll Hoti, Vesel Limaj dhe Taulant Seferi janë me nga tre kartonë të verdhë. Nëse ndëshkohen, humbasin sfidën me Kukësin. Bardheblutë duhet të tregohen të kujdesshëm në sfidat në vazhdim të Superiores.

 

Related posts

GJESTI QË BËRI XHIRON E BOTËS/ Sherri CR7-Coca Cola, IKEA ndërhyn me një ide gjeniale

Delo.autor

REAL MADRID-SEVILLA/ “Los Blancos” duan me çdo kusht fitoren për t’u ngritur në garën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Erdhi me bujë tek Inter, skuadra e Serisë A pas mbrojtësit Kolarov

Delo.autor

Leave a Comment