Futboll Seria A Sport

TALENT, DËSHTIM DHE TANI YLL/ Milani ka një zgjidhje ideale për vendin e lënë bosh nga Kesi

Milani po bëhet gati që të humbasë Frenk Kesi në verë, pasi mesfushori nuk ka ndër mend të rinovojë me kuqezinjtë. Largimi i tij do të hapë një boshllëk në mesfushën e skuadrës dhe Maldini është vënë në lëvizje që tani për të siguruar emrin e radhës për këtë pozicion, duke gjetur një alternativë shumë interesante.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani ka hedhur sytë nga Franca, më saktësisht te klubi i Lilës ku po shkëlqen përsëri ylli i Renato Sançez. Futbollistit i përfundon kontrata në verën e vitit 2023 dhe Milani po planifikon që të bëjë lëvizjen gjatë verës, të bindur se Lila do ta shesë lojtarin.

Sançez cilësohej një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror që në moshe të re, por aventura e tij te Bajern Mynih rezultoi një dështim kolosal, shumë larg çdo pritshmërie që kishte për të. Transferimi te Lila ishte lëvizja e duhur, pasi ai ka gjetur përsëri formën më të mirë dhe ka rifituar vendin në radhët e përfaqësueses së Portugalisë. Milani është gati që të bëjë hapin e radhës dhe Maldini ka nisur kontaktet me menaxherin e tij, Horge Mendes, për të vënë në lëvizje negociatat me klubin francez.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

Delo.autor

LAÇ-PARTIZANI/ Starova me më të mirët në fushë, Lerda surprizon me skemën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KËRKOHET NGA GJYSMA E EUROPËS/ Juventusi afër marrëveshjes me yllin e Fiorentinës

Delo.autor

Leave a Comment