Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Përfundon takimi mes Chelsea-t dhe Lukakut, merret vendimi i bluve për sulmuesin

Romelu Lukaku nuk lëviz nga Çelsi. As në janar dhe as në verë, Ky është vendimi që ka dalë nga mbledhja e zhvilluar sot në ambientet e klubit londinez mes drejtuesve të skuadrës dhe futbollistit, pas pakënaqësive të këtij të fundit.

Sipas “Sky Sport” në Angli, edhe pse klubi është i pakënaqur me mënyrën se si Lukaku ka pranuar publikisht se do të dëshironte të kthehej në Itali, blutë nuk duan që të heqin dorë nga një futbollist për të cilin kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme financiare. Nga ana tjetër, edhe Lukaku duket se është zbutur në qëndrimin e tij për të ardhmen në Londër dhe ka shprehur gatishmërinë që tani e tutje të flasë vetëm në fushën e lojës.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë masash të tjera disiplinore do të marrë klubi ndaj Lukakut, pasi përjashtimi për ndeshjen ndaj Liverpulit ishte vetëm një prej hapave, Atij do t’i duhet shumë punë për të fituar besimin e Tuhel e sidomos shokëve të skuadrës të cilët raportohet se kanë mbetur të çuditur nga shpërthimi i sulmuesit,.

Related posts

FESTË E SHTHURUR/ Shikoni si HARBOHET mes femrave SEKSI futbollisti i njohur (FOTO)

Isa.Autor

LAMTUMIRA EMOCIONUESE/ Pas 35 vjetësh MARCHISIO i thotë “mirupafshim” Juventusit

Sadik.Autor

Formacioni më i mirë në Champions, ‘pushtohet’ nga ‘yjet’ e Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment