Futboll Sport

THYHET NJË TABU 40-VJEÇARE/ Vjen humbja e parë e Manchester United nën drejtimin e Rangnick

Ralf Rangnik ka shijuar sot humbjen e parë si trajner i Mançester Junajtid dhe padyshim nuk do të jetë shumë i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij filloi vitin. “Djajtë e kuq” ishin pretendentë në duelin ndaj Ullvërhempton, por dolën kokulur nga fusha e lojës pasi kundërshtarët thyen një tabu duke fituar pas më shumë se 40 vitesh përsëri në “Old Trafford”.

De Gea evitoi një gol të sigurt të Neves në pjesën e parë të sfidës, ndërsa më pas u desh të bënte edhe disa pritje të tjera që të ruante rrjetën të paprekur para pushimit të sfidës.

Pjesa e dytë pa Mançester Junajtid më në formë, duke iu afruar golit me anë të Matiç i cili goditi traversën. Ronaldo gjeti rrjetën, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa më pas e kishin radhën miqtë të goditnin shtyllën me goditjen e dënimit të Sais.

Gjithçka ishte në barazi deri kur Mutinjo përfitoi nga një top i humbur para zonës kundërshtare dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme që i dha tre pikët Ullvërhemptonit dhe vazhdon të largojë Mançester Junajtid nga zona Champions

Related posts

SKANDALI SEKSUAL I BALOTELLIT/ Vajza 18-vjeçare i kërkoi 100 mijë euro, Prokuroria merr vendimin

Delo.autor

Premtoi blerje të madha/ Tifozët e Napolit masakrojnë presidentin De Laurentiis

Isa.Autor

Shkëmbi: Dënim shokues, pse UEFA nuk e quan trukim humbjen e Sportingut?

Sadik.Autor

Leave a Comment