Bundesliga Futboll Sport

U NDJE I FYER NGA KLUBI/ Ja pse mbrojtësi do të largohet nga Bayern Munich…

Të hënën në mbrëmje mediat gjermane raportuan për një largim të Niklas Zyle nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit. Sipas “Tz”, mbrojtësi gjerman nuk do të rinovojë pasi nuk kërkon të vazhdojë karrierën në Mynih.

Arsyeja? Zyle është ndjerë i zhgënjyer për sjelljen e klubit dhe për mungesën e mbështetjes në drejtim të tij. Ai është kritikuar shumë në publik nga trajneri dhe nga drejtuesit e tjerë për formën jo të mirë fizike dhe për mungesën e profesionalizmit. Për këtë arsye, Zyle ka menduar të mos qëndrojë më pas përfundimit të kontratës.

Gjithsesi, Bajerni është munduar që të bindë lojtarin dhe kjo u pa edhe nga fjalët e presidentit Hainer pas ndeshjes në Berlin. Hainer tha se i kishte ofruar Zyles personalisht një kontratë të re ku lojtari do të fitonte deri në 10 milionë euro në sezon. Por kjo ishte refuzuar nga gjermani për arsyet e lartpërmendura.

Për momentin e ardhmja e tij nuk është qartësuar ende edhe pse ofertat nga Spanja dhe nga Anglia nuk kanë munguar. Barcelona kërkon ta ketë në skuadër pasi mendon të riformatojë mbrojtjen në sezonin e ri. Çelsi kërkon gjithashtu një lojtar për të zëvenësuar Antonio Rydigerin i cili nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Ky i fundit mund të vijë në Mynih dhe skenari i një shkëmbimi mes dy lojtarëve është i mundshëm.

Related posts

REINA-STRAKOSHA/ Duel i ashpër për portën e Lazio. Ja favoriti me trajnerin Sarri…

Delo.autor

CR7 HUMB “SHËNJESTRËN”/ Ja statistika shqetësuese për Ronaldon

Delo.autor

REIMS-PSG/ Mbappe titullar në këtë ndeshje, Messi bëhet gati për debutimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment