Futboll Sport

Festoi me shqiponjë në Champions, UEFA nis hetim disiplinor ndaj lojtarit të Dritës

Drita siguroi një kualifikim historik në turin e parë të Ligës së Kampionëve, teksa mundi Lincoln me rezultatin e thellë 4-1. Por, në dy golat e parë të shënuar nga Liridon Leci, ky i fundit festoi me shqiponjë, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen ndaj Serbisë.

Por, UEFA ka vendosur të nisë një hetim disiplinor për festimin me këtë simbol të Lecit, ekzaktësisht si në rastin e FIFA-s ndaj Shaqirit dhe Xhakës. Edhe në një prononcim për Supersport, Leci e pranoi diçka të tillë, dhe shtoi: “Tregova vetëm simbolin e vendit nga vij. Më pas, më thanë se duhet dorëzuar një raport në lidhje me atë festim. Kjo gjë nuk më pengon, pasi nëse shënoj sërish, do të festoj me shqiponjë.

Related posts

Bailly: Nuk largohem nga Manchester United, qëndroj gjatë në “Old Trafford”

Sadik.Autor

Dembele dëshiron t’i bashkohet Aubameyangut tek Arsenali

Sadik.Autor

United nuk e ka mbyllur ende merkaton, gati oferta për mbrojtësin e Napolit

Q.Autor

Leave a Comment