Futboll La Liga Sport

“VETËM BAYERN MË MIRË SE BARCELONA”/ Xavi: “El Clasico” në Superkupë? Dua kokën e Realit

Me ndeshjen kundër Gra nadës te dera, trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, është shfaqur para mediave për të bërë një panoramë të situatës në klubin “Blaugrana”. Për këtë takim, tekniku i Barçës ka mundur të rikuperojë disa lojtarë që kanë pasur probleme me Koronavirusin, si Dest, Gavi, Abde dhe Balde. Rikthimet e tyre kanë lehtësuar disi teknikun katalanas që ka më shumë mundësi zgjedhjeje. Ksavi ka folur edhe për rikthimin e Ansu Fati, që do të jetë në fushë kundër Realit në mesjavë në Superkupën e Spanjës, si dhe për largimin e Kutinjos tek Aston Vila.

NDESHJA NDAJ GRANADËS – “Për ne është një tjetër ndeshje e rëndësishme përballë një kundërshtari që vjen nga një seri rezultatesh pozitive. Për ne janë tri pikë vitale për objektivin parësor që kemi, kualifikimin në Ligën e Kampioneve”.

SHORTI NË KUPË – “Mund të them se jemi të pafat, pasi do të përballemi me Bilbaon. Do të jetë përsëritja e finales së vitit të kaluar. Bilabo është një rival shumë i vështirë, veçanërisht në fushën e tij. Por objektivi i Barçës nuk ndryshon, shkojmë për t’u kualifikuar”.

KRENARIA E MUNGUAR – “Jemi një klub i mësuar të fitojë trofe ose të paktën të luftojë për të fituar. Besimi rritet vetvetiu ndeshje pas ndeshjeje, fitore pas fitoreje. Me punën që po bëjmë jemi në një rrugë të mbarë ndaj takimet në vijim do të jenë shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me atë çfarë shoh në stërvitje”.

“KLASIKJA” NË SUPERKUPË – “Do të mbërrijmë në formën e duhur për të konkurruar denjësisht me Realin. Përjashto Bajernin e Mynihut nuk kam parë ndonjë skuadër tjetër të na ketë dominuar. Jam i bindur se do të jetë një përballje e fortë dhe e rivalizuar me Realin. Shkojmë për të fituar ndaj Realit dhe të kapim finalen. Por për momentin nuk mund të shpërqendrohemi dhe të mendojmë për Realin e Madridit. Tani duhet të mendojmë vetëm për takimin e kampionatit kundër Granadës”.

GJENDJA E EKIPIT – “Të fitosh të bën gjithnjë mirë. Ne futboll është e artë, kur fiton je i gëzuar, i lumtur, kur humbet duhet të përballesh edhe me kritikat. Barcelona nuk mund të humbasë, por në realitet edhe humbet. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar në Granada”.

DEMBELE – “Ai është pjesë e grupit dhe në Kupë luajti pa u stërvitur fare duke bërë dhe diferencën. Ai është një lojtar që na duhet”.

LARGIMET – “Kutinjo e kishte të qartë se çfarë dëshironte, ai donte të largohej për të luajtur më shumë. Tani të shohim se çfarë do të ndodhë me Samuel Umtiti. Por personalisht nuk kam asnjë problem nëse lojtarët qëndrojnë të gjithë, jam i kënaqur me të gjithë”.

JAVË VENDIMTARE – “Nuk mund të them se kjo javë është më e rëndësishme apo më pak e rëndësishme se java e ardhshme. Në çdo javë janë sfida të reja, sfida të rëndësishme. Ne duhet ta vlerësojmë çdo ndeshje si një finale. Ndaj Granadës është shumë e rëndësishme për të fituar pozicione në renditje”.

ANSU FATI – “Lojtari gëzon një formë të mirë dhe ishte mundësia të luante edhe ndaj Granadës, por nuk kemi dashur të rrezikojmë. Ai do të jetë gati për Superkupën e Spanjës dhe ky përbën një lajm shumë të mirë për ne”.

Related posts

​Berlusconi tregon arsyen e vërtetë pse e shiti Milanin

Q.Autor

U duk sikur ishte “VIKTIMË”/ Shikoni se si Mc GREGOR GODET kushëririn e Khabib (VIDEO)

Isa.Autor

(FOTO) Formacionet zyrtare: Milan – Crotone

Q.Autor

Leave a Comment