Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë: Përcaktohen 3 nga katër ekipet gjysmëfinaliste për femra

Tirana, Barleti Volley dhe Skënderbeu janë tri skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Ato kanë fituar sot edhe në ndeshjet e dyta çerekfinale, duke avancuar në katërshe.

Tirana fitoi 3-0 ndaj Teutës në “Fahrie Hoti” (25-10, 25-12, 25-19), një ndeshje e dominuar nga vajzat bardheblu, që patën fituar me këtë rezultat edhe takimin e parë në Durrës para një jave.

E njëjta situatë edhe me Skënderbeun, që sot fitoi 3-0 në Korçë ndaj Elbasanit, rezultat që ishte regjistruar edhe në sfidën e parë. Sfidë e dominuar nga vajzat korçare, që avancojnë pa shumë problem më tej.

Më e vështirë fitorja e Barleti Volley, që sot rrezikoi disi. Kryeyqtetaset fituan 3-2 ndaj Vllaznisë në Tiranë. Barleti fitoi 25-20, 25-15 dy setet e para, ndërsa mikeshat nga Shkodra barazpeshaun gjithçka, duke fituar 25-22 e 25-21 dy setet e tjera.

Në setin final ka sërish emocione, porn ë fund Barltei Volley fiton 16-14 e krejt takimin 3-2 (patën fituan 3-0 takimin e parë). Ndeshja e fundit çerekfinale do të luhet të hënën (31 janar, në kryeqytet)  mes Partizanit dhe Lushnjës.

Çerekfinalet e para

Teuta – Tirana, 0-3

Lushnja – Partizani, 3-2

Elbasani – Skënderbeu, 0-3

Vllaznia – Barleti Volley, 0-3

Çerekfinalet e dyta

Tirana – Teuta, 3-0

Barleti Volley – Vllaznia, 3-2

Skënderbeu – Elbasani, 3-0

Partizani – Lushnja, 31/1

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA BRAZILI/ Messi dhe Neymar ribashkohen tek Manchester City!

Delo.autor

MERKATOJA E REALIT/ Njihuni me 4 emrat për të zëvendësuar Ronaldon tek madrilenët

Isa.Autor

Zbulohen fjalët e Ronaldos/ Ja çfarë i tha portugezi arbitrit pas KATONIT TË KUQ (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment